"WwW . A l b a n i a-H a c k . Tk"
 
  BALLINA
  FJALE TE URTA
  QKA ESHTE MJEKSIA
  FOTO QESHARAKE
  LOVE TEST
  MESIME HACKINGU
  KORIUZITETE{qudira}
  POEZI DASHURIE
  LIVE SCORE
  MESIME PER PC
  SHKARKO MP3
  VIDEO HUMORISTIKE
  VIDEOKLIPE MUZIK
  SHKRIME HUMORE
  POEZI HUMORISTIKE
  CHAT
  PC VIRUS-VIDEO
  FJALOR SHQIP-ANGLISHT
  LOJERA
  VICA
  HOROSKOPI
  HAP E-MAIL QFARE DUSH
  DERGO SMS GRATIS
  JAVA STRIPCS
  RADIO LIVE
  SHKARKO PROGRAME
  MOTI
  GJEJ 3 DALLIME
  CODE >SHIGJETA
  GJUH PROGRAMUES
SHKRIME HUMORE

Ti je i besueshmi i tyre

Në kohën e ish-Jugosllavis në perëndim ka patur shumë klube, ku bashkatdhetarët takoheshin e bisedonin, e besa ndonjëri edhe spiunonte ngapak. I tillë kishte qenë edhe kryetari i një klubi. Në një mbledhje, ai të pranishmëve po u thotë: -Vëllezër, këtu siç e dini jemi në vend të huaj dhe duhet të ruhemi shumë se po na spiunon kush!

-Nuk e besoj, foli njëri. Fundi i fundit shoku kryetar ne s¹jemi duke bërë asgjë të keqe kundër Jugosllavisë, po edhe me ba dikush diçka, para teje s¹mundet kush me shkue e me lajmëru, e na besa nuk jena tranue e me folë para teje...

 

--------------------------------------------------------------------------------

 

Nuk jam unë ai?

U takuan dy shokë dhe po bise-dojnë:

-E, a po vjen edhe ti në partinë time?

-Pse, kur e ke lëshuar LDK-në?!

-Ehu, ka kohë burro, ka kohë.

-E në cilën parti je anëtarësuar tani?

-Jam anëtarësuar në një ³parti² të luftës.

-Mirë, po i thotë ai, -po çfarë programi ka, dhe çka duhet të bëjë unë teju?

-Programin e ka me vra pushtu-esin, dhe ti si djalë i fortë që je duhet ta djegësh stacionin e milicisë serbe.

-Pasha besën më ke ngushtue, veç nuk jam unë ai që po kujton. Më beso që as kaftorrin në shtëpi unë s¹mund e kallë. Mos me qenë nëna unë mërdhihem dimrit.

Unë e njoh vetën dhe më mirë po rrie në qet partinë time t¹butë që nuk luan me zjarrë, mor burrë se ia kemi frikën mos po digjet kush!...

 

--------------------------------------------------------------------------------

 

E vajtuan si më pas vdekur!

Në kohën kur Gjermaia i kthente azilkërkuesit shqiptarë, për një të sapo kthyer, familja e tij në vend që të gëzohej e paskan qarë sikur të kishte vdekur.

-E sa kanë ndryshuar kohërat! Dikur kur kthehej ndonjëri nga kurbeti e gjithë lagja tubohej, dhe e uronin që kishte arritur shëndoshë e mirë në shtëpi, e tani qajnë familjet, pse u kthyen bijtë në shtëpi të vet! Mos harroni atë thënien e urtë poullore: ² Nuk është mirë peshë me u çu, në vende të huaja me lakmu...

 

--------------------------------------------------------------------------------

 

Eh, çka ishte diktatura

Ja, pra, shyqyr që u ngopëm edhe me ³demokraci² po fliste një mesoburrë në një tubim rasti. Qe besa kur ka qenë Enver Hoxha gjallë kemi pasë shkuar kot more burra! As nuk mund të mbyteshim në det, as mund të vriteshim mes vete, as emrat nuk mund t¹i ndërronim e të bëheshim grekë, as automatikët e tanket nuk mund t¹i merrnim e të shëtisnim pak me to, as paratë nuk kishim ku t¹i fusnim, sepse nuk kishte piramida atëherë. Pbrapambeturi e madhe! Po ç¹të them më shumë, -diktaturë me një fjalë. Ja, tani kjo ³demokraci² e gëzuar:

nëse don, mbytu në det, nëse don, merr automatikun e vrit nja tre-katër vetë për qejf, nëse don, hipi tankut e shëtit rreth qytetit, paj nuk ka qenë kështu more burra as në kohë të mbretit, nëse don, futja minat urës... Paj, ruajna zot prej diktaturës!

 

--------------------------------------------------------------------------------

 

Nuk tutet shosha me arushë!

Një aktivist i një subjekti politik frikësohej shumë prej milicisë, dhe një ditë tek po mbante një mbledhje në një fshat, disa të rinj vendosën që ta frigojnë. Gjatë asaj mbledhje një i ri i ofrohet të veshi dhe po i thotë: -Zoti kryetar, më thanë se në oborr po sillen milicia dhe kanë pyetur se kush po mbanë mbledhje? Atij të gjorit sa nuk i ra të fikët. -Dy burra dolën në oborr. Pas pak u kthyen dhe po tregojnë se në oborr nuk ka këmbë milici. -Ky aktivisti duke dashur që të tregohet se nuk është ³frikësuar², tha:

-Vazhdojmë burra, se nuk tutet shosha me arushë!

Masa ia plasi gazit...

 

--------------------------------------------------------------------------------

 

Në Gjakovë

Para nja tridhjet vjetësh shkova në Gjakovë për me i ble do jorgana, -tregonte një plak.

-Hyra në një akçihane për të ngrënë pak bukë. Nja katër djemë të ri po m¹vesin: prej nga je axho?

Prej Drenice, ua ktheva.

-Eh ju Drenica nuk patët kurrë një njeri të zot e me shkollë. Na Gjakova po e mbajmë Kosovën dhe filluan e po mi numërojnë Veli Devën, Mehmet Hoxhën, Xhavit Nimanin, Fadil Hoxhën etj. Mjaft! -u thashë se pasha mixhën po e pranoj, se mos me kanë qita djem moti na kish marrë Shqipnia.

 

--------------------------------------------------------------------------------

 

E mashtronim me duartrokitje

Derisa bisedonin dy veta, njëri e pyet tjetrin: -A keni qenë ndonjëherë kundër sistemit të Enver Hoxhës?

-Të gjithë kemi qenë kundër or kosovar, të gjithë. Kurrë s¹e kemi dashur atë sistem.

-Po mirë, si nuk e diktonte ai që ju mbi tre milionë njerëz jeni kundër tij?!

-Eee, e mashtronim me duartrokitje.

-Sa vite e mashtruat kështu?

-Eee, për dyzet vite rresht ia hodhem Enverit!

 

--------------------------------------------------------------------------------

 

Janë veshur të gjithë!

Disa shokë në një bisedë tregonin se atje nga ana e Gjilanit, Suharekës, Ferizajt, e Prishtinës me rrethinë, sikur nuk po e bëjnë asnjë telashe me Serbinë! Po, nuk kanë mundësi or ti, është kohë pune. Gjilani kanë mbjellur duhanin, Suhareka pas rrushit, në Ferizaj luhet bilardo, në Prishtinë pihet limonada...

Jo, -ia priti tjetri, -në Suharekë janë veshur që të gjithë besa! Është e ndershme kjo që ju në Suharekë qenkit veshur, -i tha Prishtinalia. Në Prishtinë s¹ke pse del, na bënë gazin e botës, djem e vajza zhveshur!

 

--------------------------------------------------------------------------------

 

Ata bile s¹ishin të ekologjisë!

-A dëgjove që Namik Hoti para disa dite ishte në Beograd!?

-Pse tani e paske marr vesh ti?

-Jo mor, moti e kam marr vesh, pse mos është hera e parë që ky po "viziton" Beogradin?

-Ani pra çka ke mor kosovar? Ata t¹uajt për çdo ditë po shkojnë në Beograd që nga Brahimi e deri te kuriri i tij, e ne spo nxjerrim zë!

-Jo, por habitem se edhe tanët po shkojnë, por ata nuk janë të Ekologjikes.

-Eh, këta të Ekologjikës së Namikut e kanë në program që herë pas herë ta ndyjnë ambientin!

 

--------------------------------------------------------------------------------

 

A ta pyesim plakun?

Qëmoti dy vëllezër kishin vendosur që të ndaheshin. Ata shkuan për ta pyetur Plakun e urtë se si ta ndanin pasurinë mes vete

-Plaku i urtë po u thotë, -kot paski ardhur!

-Pse?, -po i thonë këta.

-Po ju a jeni vëllezër, - ua ktheu Plaku?

-Po besa, - iu përgjigjën ata?

-E pra, -u tha Plaku, - me vëlla çdo gjë e ke përgjysmë, pasurinë, të mirën dhe të keqen!

 

--------------------------------------------------------------------------------

 

Mos dvet çka nuk dvetet!

³Na paskësh qenë një herë një grua e cila kishte mbetur e ve dhe si dukej kishte vendosur që të mos martohej më. Por, se si i vjen puna e martohet sërish. Pas disa kohësh burri i ri po e pyet: -Allahile grua - a ma i zoti a kanë ai burri i parë, apo unë?

Ajo po i thotë: -Bre ti njeri, nuk është borxh me dvet çka nuk dvetet se qe besa burri i parë na kishte mbajtur të dyve mbi shpinë, dhe e kishte lëvruar arën!

 

--------------------------------------------------------------------------------

 

Duku!

Një fshatar shkoi për të jetuar në qytet. Ai kishte shokë shumë dhe kur bisedonte me ta në telefon u thonte, -mirë u dëgjofshim dhe dukuni!

E shoqja u lodh duke pritur e përcjellur mysafirë dhe një ditë po i thotë të shoqit:

-Allahile ti njeri çka do me thanë kjo fjalë duku?

-I shoqi po i thotë se kjo është kur e fton një mysafir për vizitë. E me i thanë çduku, çka i bjen?

Do të thotë mos eja. Një ditë kur ai nuk ishte në shtëpi, ajo, kujtdo që telefonoj i tha: Çdukuni ju lutem!

 

--------------------------------------------------------------------------------

 

A ta bana qejfin?

Nasuf Oruqi, një plak zotëri e teraqi i madh e besa edhe merakli, nuk prekte punë me dorë. Zgjohej vonë e kafenë e pinte tërë naze. Sheti (fqinji i tij), njeri punëtor dhe i pa naze, shkon një ditë për ta vizituar dhe për ta pirë një kafe me të. Rri bukur gjatë dhe po e vëren që Nasufi nuk po i bënë qehre. Ky nuk u durua dhe po i thotë:

- Nasuf more! -Urdhëro, -a ktheu ai.

-Diçka si pa qehre po më rri! Unë kur u nisa thash me vete po shkoj te Nasufi e po ja bëjë qefin pak...

-Valla more Shet bash dhie qefin ma kie sot!

 

--------------------------------------------------------------------------------

 

Pesëqind dinar mixho

Një fshatar i varfër, s¹kishte gjë para shpirtit veçse një buallicë. Ndërkohë ajo ndiqej për buaj. Ja mësyu një zotërie që ishte i pasur dhe që mbante buaj, por ky zotëriu buallin e lëshonte me të holla. Fukarai i gjorë nuk kishte para. Ai shkoj me shpresë se mos do të mbaronte punë disi dhe po i troket në derë. Dual një çun i ri e po i thotë:

-Axho, për buallin duhen 500 lekë!

-Nuk kam, po i thotë plaku, më shpresë se mos po ia lëshonte pa lekë.

-Ke, s¹ke, lekët ose ec nga ke ardhur e mos na pengo!

Plakut i hypën nervat e po i thotë: -Ndëgjo more djalë: po t¹i kishte mixha 500 lekë, nuk do të kishte ardhur të ju që t¹mi hypni buallicës, po mixha do t¹i kishte hypur vet, që besa!

 

--------------------------------------------------------------------------------

 

Çysh e kam ftujen?

Iniciativa ³Familja ndihmon familjen² u parodizua. Një zotëri, i cili krekosej paksa, dual në pazar e bleu një dhi dhe ia dërgoi një të varfëri, i cili ishte si mos më keq, por krenarinë dhe shpresën për të ardhmen nuk ia kishte vrarë varfëria.

Coli i varfër sa herë që dilte në pazar e takonte zotërinë dhe ai e pyeste:

-Si e kam ftujën, si është për gjiri ajo fisnike? Coli i varfër gjithmonë i thonte mirë, mirë dhe i buzëqeshte si pa dashje.

Një ditë e një dhe Colit i erdhi shpirti te hunda dhe po i thotë: -Ndigjo or ti zotëri, eja e merre ftujën se nuk mund të qeshi me zor shkaku i një dhie sa herë që të takohemi.

 

--------------------------------------------------------------------------------

 

Pasha zotin hunda jeme paska qenë!

Dikur kishte qenë rrezik me u marrë me kontrabandë duhani. Një i Polacit dhe një i Prekazit shkojnë në Gjilan për të blerë duhan. Udhëtimi ishte me rreziqe dhe bëhëj natën. I polacësi ishte me një grip dhe me hundë të zëna. Nga lodhja e madhe i fishkëllon hunda dhe iu duk se fishklluan xhandarmëria, e i thotë shokut ikim, dhe ia dhanë vrapit. Vrapuan dy-treqind metra e u ndalën pak për të përgjuar. Atij prapë hunda "fiu", e ta marrin vrapin prapë. Mirëpo, ky i Prekazit e vërejti që atij po i bënë hunda e kapi për dore dhe po i thotë:

Ngadal vëlla se na mbyte. Nuk ka xhandar, po hunda jote po fishkllon! Ai u ndal dhe për të vërtetuar po i fryn hundës.

-Pasha zotin hunda jeme paska qenë!

 

--------------------------------------------------------------------------------

 

A do me të rrah dajak, a do me të vra kobure?

Një Qaza, ³poreznik² i Serbisë kërkonte tatimin prej populli dhe kush nuk e paguante e bënte telashe me milicë. Duke shkuar në një fshat e takon Arif Qorrin, i cili ishte shumë i varfër.

Pse nuk e paguan "porezin"?- iu kërcënua "poreznik" Qaza.

-Nuk kam ku me i marrë - ja ktheu Arifi.

-Kam me t¹i marrur teshat e shtëpisë, -i tha ³porezniku²!

-Prit pak se po ta paguaj, tha Arifi, dhe nga gardhi e nxuar një hu, mirëpo Qazës nuk po i mbushte sy. Pasi e nxori hunin prej gardhit, Arifi e nxuar edhe koburën nga brezi dhe po e pyet "poreznikun":

-A po do me të rrahë dajak, apo do me të vra krejt? "Poreznikun" e lëshuan këmbët, dhe po i thotë:

-Aman burrë, rrihem e mos m¹vra!

-Mirë, po i thotë Arifi, -bjer se nuk mundem me të mbrri me hu. Qaza u shtri, e Arifi i hipi hu gardhi deri sa e la të shtrirë, sepse siç thonte

Arifi, -kisha frigë se qohet e më duhej ta vrisja krejt!

 

--------------------------------------------------------------------------------

 

E mori reumatizmin

Hë, që kur ecën ky kështu, çka i paska ndodhur?! Eh, e ka marrë reumatizmin dhe sa nuk është paralizuar!Po ky ka qenë shëndoshë si molla. Plisin e mbante në lulë të ballit, revolen s¹e ka hequr kurrë nga brezi -Po, pikërisht revolja është shkaku që ky mori reumatizmin!

-Paska qenë trim i madh?

-Jo ore ti, ky vetëm nëpër dasma shtinte pa ndalur. Revolen e kishte me leje të hyqymetit, së voni ja morën revolën, ndërkaq këtij i mbeti reumatizmi prej saj! Ata që janë trima nuk e marrin reumatizmin, sepse ata nuk e mbajnë armën në bel, por në gjoks qe besa e të drejtuar nga Serbia.

 

--------------------------------------------------------------------------------

 

Mëngjes e jo kafjall

Një plak e kishte patur një djalë dëshiri. E shkolloj dhe ai filloj punën si mësues në fshat. Prindërit u gëzuan dhe nuk kursenin gjë për të. E ëma i sillte ve të skuqura, qumësht, kajmak e çka jo për mëngjes. Sa shkonte djali në punë, plaku kërkonte kafjall, por e shoqja i shtronte djath, gjizë, qepë etj. Një ditë plaku po mendohet dhe po thotë me vete, -si duket ky mëngjesi qenka më i mirë se kafjalli, dhe vendosi që nga plaka e tij tani e tutje të kërkojë mëngjes e jo më kafjall.

-Moj plakë!

-Urdhëro, -ia ktheu ajo. Më bën gati edhe mua pak mëngjes.

-Pas pak plaka po e thërret: -O plak, eja se buka është gati!

-ǹështë këta?, -po bërtet plaku. -Po unë kam kërkuar mëngjes si të djalit e jo kafjall moj, të marrtë mortja!

 

--------------------------------------------------------------------------------

 

Nuk janë të lavdueshëm

Një çun po e pyet një plak goxha të mençur: -Çfarë mendimi ke ti axho për ata që janë asnjënës?

-Pasha ,o thotë plaku, -ata që qëndrojnë në mes të dy rrugëve nuk udhëtojnë për askund. Populli u ka thënë: "as hajri i shqiptarit e as sherri i shkjaut!" Po të thotë axha se ky allasoj i njerëzve nuk është hiç i lavdueshëm. Se nuk e dinë njeri me kë janë deri në momentin e fundit! Kur të vie fundi ata hidhen fap, e thonë jam me të fortin!

 

--------------------------------------------------------------------------------

 

Jo isha duke folur për Azem Bejtën!

Në një dasëm në Syrigonë një i moshuar po tregonte se si ³kishte² luftuar kundër Serbisë gjithmonë.

-Burra, -fliste ai, në një rrethim që më ishte bërë, as zogu i malit nuk shpëtonte. Kërciste pushka në të katër anët, por edhe unë gjuaja me pushkë pa ja da, dhe thërrisja me sa zë që kisha, ooo prite, priteŠ Ndal pak, ndal pak, - ia priti një bashkëmoshatar i tij që e njihte shumë mirë. Ti tregona një herë për kë e ke fjalën?

-Prite Azem Bejtën, e drodhi plaku, pasi që e vërejti së do t¹i dalin për lëndinë. Isha duke treguar për Azem Bejtën, kur e kanë pas rrethuar se me pasë qenë unë asi trimi, tashi ma kishit dëgjuar këngën.

 

--------------------------------------------------------------------------------

 

Hej Medet kush koka metë

Shkon një i Gallapit në Lluga të Llapit për me pa të Osman Zhitia. Aty e presin sipas zakonit e ishin kanë qëllue mbi tridhjetë burra të Llapit, pasi u la kryeshnoshjen filloi muhabeti e dikur Osmani po e pyet: Allahile bre mik kush a mbet tash në Gallap prej trimave? Ky duke menduar se do të ia mbush syrin burrave të Llapit thotë: Valla pas atyre trimave në Gallap jam mbet unë! Osmani qohet në dy gjunjët e i ofrohet më afër që ta shosh ma mirë dhe i thotë:

-Ti je met a?

-Po valla, -iu përgjigj ky.

-Haj medet kush koka mbet bre mik, ia kthen Osmani.

 

--------------------------------------------------------------------------------

 

Jo, më mirë në terr!

Njëri shkon për ta vizituar një shok në një shtëpi azilkërkuesish. Në dhomë ishte terr. Vizitori po i thotë: -Pse nuk po i ndizni dritat?

-Është e djegur, - ia ktheu ai.

-Ja paratë e blini dy - tri llampa elektrike, -i tha vizitori duke menduar se nuk kanë para.

-Eh, ia ktheu ai! -Sikur t¹i vëmë llampat, s¹mund të fus gjumë në sy kush këtu! Tërë natën do të rrinë duke luajtur letra. Më mirë bisedë nëpër terr e rehat, sesa me llampa e me "taksirat"!

-Si po të duket, - e pyste ai herë pas here mysafirin.

-Mirë besa, - kjo është një zgjidhje taktike - paqësore që çdo kujt nuk i shkon përdore!

 

 

--------------------------------------------------------------------------------

 

 

 

Mesuesi: Artan, nuk mund te flesh ne klase.

Artani: E di, por po fole ti me ze te ulet, mbase arrij te bej nje sy gjume.

 

--------------------------------------------------------------------------------

 

"Drejtori i shkolles eshte idiot !" I thote nje djale nje vajze qe kishte aty afer.

"E di ti kush jam une?" e pyet vajza.

"Jo."

"Une jam vajza e drejtorit."

"Po ti e di kush jam une?" pyet djali.

"Jo" pergjigjet ajo.

"Shyqyr Zotit !"

 

--------------------------------------------------------------------------------

 

Artani kthehet nga shkolla dhe i thote te atit se ka marre 4 ne matematike.

"Pse?" e pyet i ati.

"Mesuesi me pyeti sa bejne 2x3?' dhe une i thashe 6'"

"Po aq bejne!"

"Pastaj ajo pyeti sa bejne 3x2?'"

"Ku mutin eshte ndryshimi?"

"Po tamam keshtu i thashe edhe une!"

 

--------------------------------------------------------------------------------

 

Nje plak shtrohet ne spital ne gjendje te rende me infeksion te fshikes urinare. Kirurgu i ben operacion dhe pas operacionit i keshillon infermieret qe ta bejne te semurin te ece sa me shume ne menyre qe te shmang mpiksjen e gjakut. Por infermieret ankohen se e kane te veshtire se plaku nuk do te ece per qamet. Megjithate, me 100 mije halle ja arrijne. Femijet e plakut vijne dhe e falenderojne kirurgun per sherbimin e madh qe u kishte bere. Por ky i thote i cuditur: "Nuk kam bere ndonje gje te madhe. Operacioni ne fshiken e urines eshte nder operacionet me te lehta".

"Jo, jo per operacionin doktor, por per arsye se na e ke bere babain të ece. Ai ka 20 vjet qe eshte i paralizuar".

 

--------------------------------------------------------------------------------

 

Doktori me tha se mbas operacionit do me bëjë të ec me kembet e mia.

Dhe a e bëri?

Po. Per me të paguar paratë e operacionit shita makinen dhe tani eci ne kembet e mia.

 

--------------------------------------------------------------------------------

 

- Doktor, ju lutem shpejt. Djali im ka kaperdire nje brisk rroje."

- Po vij menjehere. A keni bere ndonje gje deri tani ?"

- Po, u detyrova me u rru me briskun e gruas.

 

--------------------------------------------------------------------------------

 

Doktori: Kam nje lajm te keq dhe nje lajm shume te keq.

Pacienti: Epo mire, me jep ma pare lajmin e keq.

Doktori: Laboratori na ka njoftuar se rezultatet e analizave thone se ke edhe 24 ore jete..

Pacienti: 24 ore?! Kjo eshte e tmerrshme!! Cfare mund te kete me keq se kaq? Cili eshte lajmi shume i keq?

Doktori: Rezultatet kane dale qysh dje.

 

--------------------------------------------------------------------------------

 

Pas një aksidenti, një burrë pëson dëmtim të rëndë të trurit. Mjeku i thotë familjarëve të tij që duhet t'i bëjë transplant truri. Ata pranojnë dhe mjeku i thotë gruas së pacientit se duhet të zgjedhë për burrin e saj ose trurin e një punonjësi social, ose atë të një politikani. Dhe e shoqja zgjedh këtë të dytin.

Arsyeja? "Është fringo i ri, sepse është fare i papërdorur".

 

--------------------------------------------------------------------------------

 

Nje gazetar shkon ne ambulance dhe i thote infermieres: "Dua te vizitohem te mjeku i syve dhe i vesheve".

"- Nuk ka nje mjek te vetem edhe per syte edhe per veshet",i thote ajo e cuditur. "A do që të shkosh njehere te mjeku i syve pastaj te ai i vesheve?" "- Jo, jo, dua të shkoj te mjeku i syve dhe i vesheve," ngul kembe gazetari.

"- Po s'ka mor zoteri një mjek te tille, Po si e ke hallin?"

"- Dua të shkoj te mjeku i syve dhe i vesheve që të më shpjegojë se cfarë kam, se tjeter gje shoh e tjeter degjoj".

 

--------------------------------------------------------------------------------

 

Një burrë shkon në hotel dhe i thotë hotelierit ta zgjojë në 7.30 në mëngjez.

Të nesërmen në mëngjes hotelieri e merr në telefon dhe i thotë:

- Alo, ju kishit porositur zgjimin në 7.30?

- Po.

- Po pse nuk zgjohesh atëherë, ora është 11.30.

 

--------------------------------------------------------------------------------

 

Mënyrat e vlerësimit në fakultete të ndryshëm:

Fakulteti i Historisë: Të gjithë studentët marrin të njëjtën notë që kanë marrë një vit më parë.

Fakulteti juridik: Studentët hedhin profesorët në gjyq kur janë të pakënaqur me notën.

Fakulteti i Psikologjisë: Studentët derdhin bojë shkrimi në fletoret e provimit dhe ia dorëzojnë profesorit. Profesori i hap dhe vë notën e parë që i bie në mend.

Fakulteti i Filozofisë: Cfarë është një notë?

Instituti i fiskulturës: Të gjithë marrin notën maksimale.

 

--------------------------------------------------------------------------------

 

Një profesor i ekonomikut dhe një student po ecnin në oborrin e shkollës. Papritmas studenti përkulet dhe therret:

"- Shiko, gjeta një 10 mijë lekëshe.

"- Jo, e ke gabim i thotë profesori,

- Është e pamundur. Po të ishte 10 mijeshe do ta kishte gjetur dikush tjetër para nesh".

 

 

--------------------------------------------------------------------------------

Anektoda per Bjondet

-Cfare i thote kemba e djathte kembes se majte te nje bjondeje?

Asgje. Ato asnjehere nuk takojne njera-tjetren.

 

--------------------------------------------------------------------------------

- Si i beni nje lavazh truri nje bjondeje? A:

Duke i bere nje dush dhe duke e tundur lart e poshte.

 

--------------------------------------------------------------------------------

- Cili eshte ndryshimi midis nje bjondeje dhe nje kompjuteri?

Ju nevojitet te hidhni informacionet vetem njehere ne kompjuter.

 

 

--------------------------------------------------------------------------------

- Cfare mendon nje bjonde per nje kompjuter te ri? A:

Nuk e pelqen sepse nuk arrin te gjeje kanalin televiziv Nente.

 

--------------------------------------------------------------------------------

- Si ja ndryshoni mendjen nje bjondeje? a: I fryni ne veshin e saj.

b: I bleni nje tjeter birre.

 

--------------------------------------------------------------------------------

- Cili eshte veprimi i pare i nje bjondeje mbasi ka bere sex?

Hap deren e makines.

 

--------------------------------------------------------------------------------

- Cfare thote nje bjonde mbasi ka bere sex?

a: "Faleminderit, Djema!"

b: "Mos jeni te gjithe ne te njejten bande?"

c: Mos luani te gjithe per te njejten skuader?

d: Kush valle ishin gjithe keta djem?

 

--------------------------------------------------------------------------------

- Cfare thote nje bjonde kur ju i fryni ne vesh?

"Faleminderit per rifurnizimin!"

 

--------------------------------------------------------------------------------

- Cfare nenkupton fryrja e nje bjonde ne veshin e nje tjeter bjondeje?

Transferime te dhenash.

 

--------------------------------------------------------------------------------

- Pse bjondet argertohen kaq shume?

Sepse ato s'dine te bejne ndonje gje tjeter.

Sepse eshte e lehte ti besh per vete.

 

--------------------------------------------------------------------------------

- Cili eshte ndryshimi midis nje bjondeje dhe nje limuzine?

Jo te gjithe kane pasur mundesine te hypin ne nje limuzine.

 

--------------------------------------------------------------------------------

- Cfare beni kur nje bjonde ju hedh nje granate dore?

Heq siguresen dhe ja rihedh mbrapa perseri.

 

--------------------------------------------------------------------------------

- Kush eshte diferenca midis nje Porche dhe nje bjondeje?

Ju nuk ja lini shokeve makinen Porche.

 

--------------------------------------------------------------------------------

- Cili eshte ndryshimi midis nje bjondeje dhe "Titanikut"?

Dihet se sa burra u mbyten nga perplasja e "Titanikut".

 

--------------------------------------------------------------------------------

-Cili eshte ndryshimi midis nje bjondeje dhe nje telefoni?

Kushton vetem 20 leke te perdoresh nje telefon.

 

--------------------------------------------------------------------------------

- Cila eshte perpjekja e nje bjondeje per te vrare nje zog?

E hedh zogun nga maja e nje shkembi.

 

--------------------------------------------------------------------------------

- Si e vret bjondja nje peshk?

E mbyt ate.

 

--------------------------------------------------------------------------------

- Perse bjondet vdesin perpara se te vije ndihma e shpejte?

Sepse ato gjithmone e harrojne "11" ne " 9-1-1".

 

--------------------------------------------------------------------------------

- Cili eshte ndryshimi midis nje bjondeje gjate ciklit te saj dhe nje terrorristi?

Ju mund te bini ne ujdi me terrorristin.

 

--------------------------------------------------------------------------------

-Perse bjondet fyen nga fjalet e njerezve?

Sepse njerezit vazhdojne ti thumbojne ato me fjale te medha.

 

--------------------------------------------------------------------------------

- Perse bjondet pelqejne te vjedhin makinat e policise?

Sepse shohin mbi te numrin "911" dhe mendojne se eshte nje Porsche.

 

--------------------------------------------------------------------------------

- Cili eshte ndryshimi midis nje tualeti dhe nje bjondeje?

Tualeti nuk ju ndjek nga pas, mbasi e keni perdorur ate. - Cili eshte ndryshimi midis nje bjondeje dhe punes suaj?

Puna juaj vazhdon te ta shpifi dhe pas 6 muajsh.

 

--------------------------------------------------------------------------------

- Si mund te detyroni nje bjonde qe te martohet me ju?

I thoni qe eshte shtatezane.

- Dhe cfare do te kerkoje ajo te dije?

"Eshte vertet i imi?"

 

--------------------------------------------------------------------------------

- Perse bjondja i ben tatuazh zip kodit te saj mbi stomak?

Ne kete menyre i dashuri i saj nuk perfundon ne adresen e gabuar.

 

--------------------------------------------------------------------------------

- Nga mund te mendoni se nje bjonde punon ne kete zyre?

Nje krevat ne magazine dhe nje buzeqeshje te pashuar ne fytyren e shefit.

 

--------------------------------------------------------------------------------

 

 

 

- Perse valle bjondja e kaperceu ate rruge?

a: Harroi rrugen, po cfare valle po bente jashte dhomes se gjumit!?

b: E nga ta di une.

c: Mandje as ajo vete se di.

 

--------------------------------------------------------------------------------

 

- Nje brune dhe nje bjonde po shetisnin ne nje park. Papritur bjondja ndali dhe tha: "Aiiihhhhh, shiko nje zog paska ngordhur." Bjondja ndaloi, shikoi lart dhe u pergjigj: "Ku?"

 

--------------------------------------------------------------------------------

 

- Dy bjonde po shetisnin neper nje pyll, kur papritmas njera ndalon dhe thote: "Oh, shiko gjurmet e nje dreri". Bjondja tjeter e shikon drejt e ne sy dhe i thote: " Po ato jane gjurmet e nje ujku, jo dreri"." Jo , perkundrazi jane gjurme dreri, as qe e ve ne diskutim nje fakt te tille." Vazhduan te grinden me njera-tjetren derisa, pas rreth nje gjysem ore, u shtypen nga nje tren.

 

--------------------------------------------------------------------------------

 

- Nje bjonde, nje brune dhe nje indiane hyne ne nje bar dhe filluan te bejne porosine:

Brunia: "Do te marr nje B dhe nje K."

Baristi:"Cfare eshte nje B dhe nje K?".

Brunia: "Uiski Burbon dhe nje Koka Kola."

Indiania: "Ndersa per mua, nje G dhe nje T."

Baristi: "Cfare eshte nje G dhe nje T?"

Indiania: "Gin dhe tonic."

Bjondja: "Per mua vetem nje 15."

Baristi: "Cfare nje 15, dhe dmth? "

Bjondja: "7 dhe 7"

" - > Albania - Hack < - "  
   
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden